Fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka ndarë detaje nga eksperienca e saj brenda shtëpisë më të famshme, duke folur hapur për lojën, pritshmëritë dhe marrëdhënien me partnerin e saj, Gimbon.
E ftuar në një emision televiziv, Selin u shpreh se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të dilte fituese e këtij edicioni. Sipas saj, gjatë qëndrimit në shtëpi kishte bindjen se një tjetër banor, Mateo, ishte më pranë fitores, duke marrë parasysh dinamikat dhe karakteret brenda lojës.
Ajo theksoi se një nga cilësitë më të rëndësishme për të fituar një format të tillë është durimi, duke shtuar se eksperienca e ndihmoi të kuptojë më mirë veten dhe mënyrën si përballet me presionin.
Sa i përket romancës me Gimbon, Selin tregoi se fillimet kanë qenë të vështira dhe të mbushura me dyshime, por me kalimin e kohës marrëdhënia u forcua. Ajo rrëfeu se një moment kyç ishte mbështetja e familjes, e cila e ndihmoi të besonte më shumë në këtë lidhje.
Në fund, Selin u shpreh se do ta zgjidhte sërish Gimbon si partner, jo vetëm jashtë shtëpisë së “Big Brother”, por “në këtë jetë dhe në çdo tjetër”, duke e cilësuar atë si një person me cilësi që i kishte kërkuar gjithmonë.









