Rama pas ndryshimit politik në Hungari – Lamtumirë Orbanit dhe bashkëpunim i ri me Peter Magyar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar publikisht pas zhvillimeve politike në Hungaria, ku kryeministri në largim Viktor Orbán humbi pushtetin pas 16 vitesh në drejtim të vendit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “X”, Rama vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Orbán, duke theksuar se gjatë viteve të fundit ka pasur një marrëdhënie të ngushtë institucionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Ai i shprehu gjithashtu mirënjohje personale ish-kryeministrit hungarez, duke i uruar suksese në fazën e re të jetës së tij pas largimit nga drejtimi i qeverisë.

Në të njëjtën deklaratë, Rama përgëzoi liderin e opozitës që doli fitues në zgjedhje, Peter Magyar, duke e cilësuar fitoren e tij si “mbresëlënëse” dhe duke i uruar sukses në detyrën e re si drejtues i ardhshëm i qeverisë hungareze.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu gatishmërinë e tij për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, pavarësisht ndryshimit të pushtetit në Budapest, me synimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.