Fermerët protestojnë në Vjenë me 300 traktorë – Kërkojnë transparencë për origjinën e produkteve

Rreth 300 traktorë pushtuan rrugët e Vjenë, në një protestë të pazakontë të fermerëve që kërkojnë më shumë transparencë për origjinën e produkteve ushqimore.

Protestuesit kërkojnë që restorantet dhe supermarketet të detyrohen të tregojnë qartë vendin e origjinës së përbërësve që përdorin në gatime dhe produkte të përpunuara. Sipas tyre, mungesa e etiketimit të detyrueshëm po rrezikon seriozisht të ardhmen e bujqësisë vendase.

Fermeri organik Hannes Royer u shpreh se pa këtë transparencë, ekzistenca e fermerëve vendas vihet në pikëpyetje.

Austria konsiderohet një nga liderët në Bashkimin Evropian për bujqësinë organike, me mbi 27% të sipërfaqeve të kultivuara të regjistruara si të tilla. Megjithatë, vitet e fundit vendi është përballur me një nivel inflacioni më të lartë se mesatarja e eurozonës, duke ushtruar presion mbi një sektor bujqësor të bazuar kryesisht në ferma të vogla dhe cilësore.