Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania vijon mbrëmjen e sotme me një tjetër prime të mbushur me emocione dhe surpriza për publikun.
Pas kalimit të më shumë se 100 ditëve në shtëpi, gara bëhet gjithnjë e më e fortë. Tre banorë, Mal, Edisa dhe Shëndrit, janë në nominim dhe njëri prej tyre do të eliminohet gjatë spektaklit të sotëm.
Mbrëmja pritet të sjellë edhe përgjigje për disa nga pyetjet më të rëndësishme të këtij edicioni, përfshirë datën e finales së madhe dhe numrin e finalistëve.









