Përfaqësuesja e Italia ka përjetuar një tjetër natë zhgënjyese në “play-off”-et e Botërorit, duke humbur për të tretin edicion radhazi mundësinë për të marrë pjesë në fazën finale të turneut më të madh të futbollit.
Me këtë dështim, katër herë kampionët e botës kanë vendosur një rekord negativ që pritet të jetë shumë i vështirë për t’u thyer në të ardhmen.
Italia është bërë kombëtarja e parë në histori që ka fituar të paktën një Kupë Bote dhe më pas mungon në tre edicione radhazi për shkak të moskualifikimit.
Krahasimi me kampionët e tjerë të botës
- Argjentina ka munguar në edicionet 1938, 1950 dhe 1954, por u tërhoq vetë dhe nuk dështoi në fushë. Eleminimi i vetëm i vërtetë mbetet ai i vitit 1970.
- Franca ka munguar maksimumi në dy Botërorë radhazi (1970–1974 dhe 1990–1994).
- Anglia nuk u kualifikua në dy edicione radhazi (1974 dhe 1978).
- Spanja gjithashtu ka munguar vetëm dy herë radhazi, por që prej asaj kohe është gjithmonë pjesë e Botërorit.
- Uruguai ka pasur mungesa të dyfishta, por jo më shumë.
Ndërkohë:
- Gjermania mungoi vetëm në vitin 1950 për arsye historike.
- Brazili mbetet unik, pasi nuk ka munguar kurrë në asnjë edicion të Botërorit.
Një krizë historike për “Axurrët”
Ky rekord negativ thekson krizën e thellë që po kalon Italia në vitet e fundit, pavarësisht historisë së saj të lavdishme me katër trofe të Botërorit.
Mungesa në tre edicione radhazi jo vetëm që dëmton prestigjin e ekipit, por edhe vendos një precedent negativ në historinë e futbollit botëror.









