Pas takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, deputetja Elisa Spiropali ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një foto në Facebook, të shoqëruar me një mesazh që është interpretuar si simbolik: “Të dielë të bukur! Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”.
Ky reagim vjen menjëherë pas mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë, ku në fokus ishin çështje të rëndësishme si reforma në kadastër, reforma administrativo-territoriale dhe organizimi i takimeve në kuadër të nismës “Punët e Shqipërisë”.
Postimi i Spiropalit ka ngjallur interes, duke u parë nga disa si një mesazh me nënkuptim në një moment kur brenda socialistëve po diskutohen zhvillime të rëndësishme politike.










