Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanmbajtësen e tyre të tretë drejt Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet me Iranin po rriten. Marinsat amerikanë nga Grupi i Gatshëm Amfib i Tripolit mbërritën në zonën e Komandës Qendrore të SHBA-së të premten, në një lëvizje që synon të kufizojë sulmet rajonale nga Teherani.
Grupi i Tripolit, i udhëhequr nga anija amfibe USS Tripoli, nisi udhëtimin nga Sasebo në Japoni që në fillim të muajit dhe po lëviz me shpejtësi drejt Lindjes së Mesme. Vendimi erdhi pas miratimit nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, për mbështetje shtesë të operacioneve të CENTCOM-it në rajon.
Përveç aeroplanmbajtëses, Pentagonit i është konfirmuar se njësi të Divizionit të 82-të Ajror dhe ekipe të specializuara të brigadës do të vendosen gjithashtu në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar gatishmëri maksimale për çdo zhvillim të ri në konfliktin me Iranin.









