Raporti mes Brikenës dhe Mateos duket se ka marrë një kthesë pas puthjes që shkëmbyen në spektaklin e së martës, duke tensionuar marrëdhënien e tyre më shumë sesa pritej.
Burime nga spektakli tregojnë se pas asaj situate, çiftit thuajse nuk iu pati komunikim. Brikena shprehu pakënaqësi që Mateo kishte qëndruar më afër Selin dhe nuk kishte ngrënë bashkë me të ushqimin që ajo kishte përgatitur.
Mbrëmjen e kaluar, ata u vunë përballë njëri-tjetrit për të sqaruar situatën, duke parë edhe një skenë tjetër që kishte shkaktuar tension – momentin kur Mateo kap dorën e Selin. Rogerti e përshkroi këtë akt si një shenjë afrimi mes tyre, gjë që Brikena e perceptoi si problem.
“Të gjithë e dinë sa vështirë më ka qenë të jap një puthje. Ditën pas saj doja të gatuaja për Mateo, por ndjeva që ai nuk ishte i përfshirë, më pa disa herë duke qarë dhe nuk u afrua të më pyeste. Këtu nuk ka lojë, por ndjenja të vërteta,” tha Brikena.
Ndërkaq, Mateo tha: “Pas puthjes i shkoj të flas, por ajo më largon. E kuptoj pse ishte në siklet nga ndikimi i Rogertit. Sa për dorën e Selin, nuk ka asgjë për keqkuptim; ajo preferoi të besonte Rogertin para meje.”
Situata duket se ka krijuar tension të dukshëm mes çiftit, ndërsa shikuesit presin se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre në episodet e ardhshme.









