Rogerti sfidon frikën nga breshkat për të dëgjuar nënën – Banorët shpërthejnë në të qeshura

Rogerti u përball me një surprizë të veçantë këtë mbrëmje, pasi përmes një telefonate pati mundësinë të bisedonte me nënën e tij.

Por për ta fituar këtë moment të veçantë, ai duhej të përballej me një nga frikërat e tij më të mëdha: breshkat.

Pavarësisht frikës dhe reagimeve të çuditshme, Rogerti qëndroi në dhomë me ato kafshë, duke bërë që banorët të shpërthenin në të qeshura dhe të shijonin momentin me humor.