Mbi 125 mijë tatimpagues dorëzuan deklaratat DIVA – Afati përfundon më 31 mars

Administrata Tatimore ka njoftuar se deri më tani mbi 125 mijë individë kanë dorëzuar deklaratat vjetore të të ardhurave personale për vitin 2025, ndërsa afati përfundimtar për të gjitha deklaratat vjetore është 31 marsi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit të dorëzojnë dokumentacionin sa më herët për të shmangur mbingarkesën e sistemit dhe penalitetet e mundshme.

Ky vit shënon një ndryshim të rëndësishëm, pasi për herë të parë është unifikuar afati për deklaratat e të ardhurave nga biznesi për personat fizikë, deklaratat e të ardhurave të korporatave për personat juridikë dhe deklaratat e të ardhurave personale për individët.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më sot:
• 91.600 tatimpagues kanë dorëzuar deklaratat për të ardhurat personale nga biznesi;
• 21.790 tatimpagues për deklaratat e të ardhurave të korporatave;
• 125.411 individë kanë dorëzuar deklaratat e të ardhurave personale.

Tatimpaguesit mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002 për asistencë dhe informacion shtesë.

Mbi 125 mijë individë dorëzuan DIVA-n, afati deri më 31 mars