PARALAJMERIMI/ Trump i jep ultimatum Iranit: Veproni seriozisht ose do të jetë tepër vonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur sot zhgënjimin e tij me qëndrimin e Iranit në negociatat për të dhënë fund konfliktit, duke paralajmëruar se koha për një marrëveshje po mbaron.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se negociatorët iranianë janë “të çuditshëm” dhe po kërkojnë nga SHBA-ja të pranojë marrëveshjen, pavarësisht se sipas tij kapaciteti ushtarak iranian është shkatërruar. “Më mirë të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse sapo të ndodhë kjo, NUK KA KTHIM PRA, dhe nuk do të jetë aspak e bukur”, shtoi presidenti amerikan.

Ky paralajmërim vjen pas komenteve të mëparshme, ku Trump theksoi se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje, por nuk e pranon publikisht nga frika e pasojave të brendshme. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se bisedimet nuk janë në një rrugë pa krye dhe po punon për të organizuar një takim të mundshëm në Pakistan, për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve, por sinjalizoi skepticizëm ndaj qëndrimit të Uashingtonit