Rama surprizon me deklaratën nga Matchmaker: “Investoni në Shqipëri sikur nuk ka të nesërme!”

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje të fortë për investime në Shqipëri gjatë fjalës së tij në edicionin e dytë të eventit Matchmaker Albania.

Ai theksoi se vendi ka bërë përparime të dukshme në vitet e fundit, sidomos në fushën e investimeve dhe turizmit, duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për të jetuar dhe për të zhvilluar biznes.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet parë më si një mundësi për të ardhmen, por si një realitet aktual ku mund të investohet menjëherë. Ai inkurajoi edhe emigrantët shqiptarë që të rikthehen, duke theksuar se vendi ofron më shumë mundësi ekonomike se më parë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri vlerësoi gjithashtu rolin e agjencisë AIDA dhe iniciativat që kanë ndihmuar në zgjerimin e tregut dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ai solli në vëmendje edhe pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare, ku sipas tij Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend me potencial real dhe jo thjesht si “tokë e premtuar”.

Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur investimet e huaja në vend kanë shënuar rritje, duke përforcuar idenë se Shqipëria po konsolidohet si një treg në zhvillim me perspektivë.

Fjala e kryeministrit Edi Rama: Ky vend u bë hapësira ku moria e Valentinove, Dolce Gabanave e të tjerave gjetën vend. Parajasa e tyre mjaft fitimprurëse falë përkushtimit të punonjësve. Por më pas Shqipëria hyri në një fazë të re. Ja ku jemi sot në një epokë ndryhse në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe. Kohë ndryshe për ne aq sa është për botën.

Më e mira është se Shqipëria reflekton sot kohën e botës. Pak javë më parë panairi në Berlin tregoi se Shqipëria nuk është më tokë e premtuar për një të nesërme tmë të mirë por një vend që të gjithë duhet ta shiohin e të hidhen sikur nuk ka të nesërme. Është një vend për jetesë të mirë, gati të mirëpresim, të ofrojmë, të lidhim bizneset, njerëzit e ambiciet.  MatchMaker nisi si histori suksesi falë personit, individit që mbikëqyr agjensinë AIDA që dua ta falenderoj për përkushtimin e saj.

Sot ka qenë më e lehtë që njerëzit të binden për t’u kthyer në Shqipëri. Ky panair ka katër fusha: turizmi dhe projektet moderne urbane. Nga një vend nga turizmi i aventurës për një ose dy projekte në vit, Shqipëria është tashmë një vend ku po ndodhin ndryshime të mëdha. Nga turistët individualë që duan të humbin majave të maleve deri te turistët që duan të eksplorojnë bujtinat e agroturizmin tonë. Je i të lumtur të shohim që ambicia jonë dhe e atyre që ktrhehn po rriten dita-ditës. Synojmë të promovojmë një turizëm të një profili tjetër, niveli tjetër të të kuptuarit.