Interi duket ska humbur ritmin në Serinë A. Zikaltrit u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Fiorentinës në transfertë, duke zhgënjyer tifozët dhe duke rihapur garën për titull.
Pio Espozito shënoi në sekondën e 40-të, duke çuar Interin në avantazh, por Ndur barazoi për vendasit në minutën e 77-të, duke i dhënë Fiorentinës një pikë të çmuar.
Ky ishte tretë barazimi radhazi për skuadrën e Kristian Kivu në kampionat, pa fitore në tre ndeshje, ndërkohë që diferenca me Milanin e vendit të dytë është ngushtuar në vetëm 6 pikë. Napoli, në vendin e tretë, ndjek me 7 pikë diferencë.
Java e ardhshme pritet vendimtare: Interi do të presë Romën në shtëpi, ndërsa Napoli do të luajë ndaj Milanit, duke mundësuar përshkallëzimin e rivalitetit për titullin në javët e fundit.
FT FIORENTINA – INTER 1-1
Ndur 77′ / Pio Espozito 1′
GOLI I NDUR: VIDEO
RASTI I SHPËRDORUAR NGA KEN: VIDEO
GOLI I ESPOZITO: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:










