Paralajmërimi i fortë për Teheranin:- Ambasadori izraelit në SHBA: “Do ta sjellim Iranin në gjunjë”

Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter, ka premtuar një hakmarrje të ashpër pas sulmeve me raketa iraniane ndaj qyteteve izraelite Dimona dhe Arad.

“Përgjigjja jonë do të vazhdojë derisa ta sjellim këtë regjim në gjunjë,” tha Leiter në një intervistë për CNN. “Ne nuk mund të jetojmë më me një vend armiqësor, që ka qëllim të na shkatërrojë dhe që lëshon raketa balistike ndaj fqinjëve të tij.”

Kur u pyet për kontradiktat mes deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që pretendojnë se kapacitetet raketore të Iranit janë neutralizuar, Leiter iu përgjigj me tone të forta:

“Iranianët gënjejnë… këta janë vrasës që gënjejnë. Thonë se nuk kanë raketa balistike ndërkontinentale. Epo, tani e provuan se i kanë,” shtoi ai.

Deklarata e Leiter vjen ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta dhe rreziku i përshkallëzimit të konflikteve balistike është i dukshëm.