Një analizë e The Guardian vlerëson se eliminimi i Ali Larijani nga një sulm izraelit mund të ketë pasoja më të thella për Iranin sesa humbja e liderit suprem Ali Khamenei.
Sipas analizës, Larijani nuk ishte thjesht një figurë institucionale, por një nga nyjet kryesore që lidhte strukturat ushtarake, përfshirë Gardën Revolucionare, me lidershipin politik dhe partnerët ndërkombëtarë si Kina dhe Rusia.
Ndryshe nga Khamenei, autoriteti i të cilit konsiderohej më i përqendruar dhe simbolik, Larijani luante një rol kyç në koordinimin dhe balancimin e pushtetit brenda sistemit iranian. Ai gëzonte besimin e strukturave ushtarake, por njëkohësisht mbante kontakte edhe me rryma më pragmatike dhe të moderuara.
Analiza thekson se humbja e tij është veçanërisht e ndjeshme në një moment kur Irani mund të përballet me një tranzicion politik. Larijani shihej si një figurë që mund të shërbente si “urë” në negociata apo në një proces të kontrolluar ndryshimi.
Eliminimi i tij, sipas “Guardian”, krijon një boshllëk të madh funksional dhe rrit rrezikun që në vendimmarrje të dominojnë elementët më radikalë, me më pak fleksibilitet dhe më pak pranueshmëri ndërkombëtare.









