Mediat izraelite raportojnë se ministri i Inteligjencës së Iranit, Esmaeil Khatib, është vrarë gjatë natës në një sulm të kryer në Teheran.
Sipas Ynet, sulmi vjen vetëm një ditë pas eliminimit të zyrtarit të lartë të sigurisë, Ali Larijani, duke shënuar një tjetër goditje të rëndë ndaj strukturave drejtuese të Iranit.
Një zyrtar izraelit bëri me dije se operacioni është kryer në kryeqytetin iranian, ndërsa Izraeli ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për vdekjen e Khatib.
Nga ana tjetër, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se sulmet ndaj drejtuesve iranianë do të vijojnë.
“Kryeministri dhe unë i kemi udhëzuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të vazhdojnë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe represionit në Iran,” u shpreh Katz.









