“Pse s’më priti?” – Gimbo përballet në studio me lajmin ‘bombë’ – Gjesti në burg, reagimi bëhet viral…. (VIDEO)

DJ Gimbo u përball me një lajm tronditës menjëherë pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, teksa në studio mësoi se miku i tij, reperi Gjesti, ndodhet në paraburgim.

Gjatë intervistës, moderatori Ledion Liço e informoi për incidentin e ndodhur së fundmi, ku Gjesti dyshohet se ka kërcënuar stafin e një kompanie që menaxhonte materialet e tij online. Si pasojë, gjykata ka vendosur masën e 30 ditëve paraburgim, ndërsa reperi ndodhet aktualisht në izolim.

Lajmi e befasoi Gimbon, i cili reagoi me humor dhe ironi: “Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e BBVA.

Pavarësisht reagimit spontan, ai theksoi se më e rëndësishmja është shëndeti i mikut të tij dhe u shpreh i gatshëm ta mbështesë në këtë situatë.

Reagimi i tij u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje miqësinë e tyre të njohur në skenën muzikore.