DJ Gimbo është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke i dhënë një kthesë të papritur garës vetëm pak javë para finales.
Në nominimin e kësaj jave, ai përballej me modelen Brikena Selmani, por votat e publikut vendosën që të ishte pikërisht DJ Gimbo ai që të linte përfundimisht spektaklin.
I njohur për publikun si DJ i reperit fitues të edicionit të kaluar, Gjesti, ai hyri në këtë sezon si një nga personazhet më të komentuar. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Gimbo mori vëmendje edhe për raportin e tij romantik me Selin Bollati, i cili u diskutua shpesh mes banorëve dhe në rrjetet sociale.
Eliminimi i tij vjen në një moment kyç të lojës, duke rritur edhe më shumë tensionin dhe rivalitetin mes banorëve në garën për çmimin e madh.









