Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur sot në seancën paraprake të SPAK lidhur me hetimet për skandalin CEZ-DIA, ku ai dhe ish-partnerja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.
Gjatë seancës, Meta ka mohuar akuzat për pasuri të fshehura dhe stil jete luksoz:
“Kam bërë një jetë të thjeshtë, jo luksi. Nuk kam pirë verën as 33 mijë euro dhe nuk kam udhëtuar me Çarter,” deklaroi ish-presidenti.
Ai gjithashtu ka tërhequr kërkesën e mëparshme për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke u paraqitur në SPAK sipas masës ekzistuese.
Hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit përfshijnë disa vepra penale:
- Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur vendorë, disa raste në bashkëpunim
- Pastrimi i produkteve të veprës penale
- Mosdeklarimi ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private
Ndërkohë, Monika Kryemadhi do të marrë pjesë pasditen e sotme në premierën e filmit “Me fat”, ku është aktore dhe producente, ndërsa hetimet ndaj ish-çiftit vazhdojnë intensivisht nga SPAK.









