Kanë qenë shokë me benefite!” – Greta shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos – Plas debati në Big Brother VIP

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po rriten nga dita në ditë. Pas Prime-it të fundit, një debat i fortë ka shpërthyer mes Gretës, Brikenës dhe Mateos, duke sjellë përplasje të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta.

Greta nuk i kurseu kritikat ndaj Brikenës, edhe pse më herët ato janë parë si shumë të afërta në shtëpi. Ajo e akuzoi banoren se nuk ka qenë e sinqertë për marrëdhënien me Mateon jashtë shtëpisë.

Sipas Gretës, Brikena kishte deklaruar se kishte folur vetëm disa muaj me Mateon, por më vonë doli se mes tyre kishte pasur diçka më shumë.

“Ti the që keni folur disa muaj, por doli që jeni puthur dhe keni qenë bashkë një vit. Hajde tani Brikena, nuk je e larë dhe e shpëlarë me flori. Edhe për ty kanë dalë shumë hipoteza”, iu drejtua ajo gjatë debatit.

Më pas, gjatë një bisede me Edisën dhe Juelën, Greta hodhi edhe një tjetër deklaratë që ndezi diskutimet në shtëpi. Ajo tha se nëse Brikena dhe Mateo nuk kanë pasur një lidhje të mirëfilltë, atëherë sipas saj mund të kenë qenë thjesht “shokë me benefite”.

Greta paralajmëroi gjithashtu se nuk do të heshtë më përballë aludimeve që bëhen për të.

“Nëse insinoujnë për mua, atëherë edhe unë do të filloj. Meqë askush nuk ka mëshirë për mua, edhe unë nuk do të kem mëshirë për asnjë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, marrëdhënia mes grupeve në shtëpi duket se është krisur edhe më shumë. Aleanca mes Selinës dhe Gimbos me Brikenën dhe Mateon nuk është më si më parë, ndërsa nominimi i fundit nga lideri i shtëpisë, Miri, ka shtuar tensionet mes banorëve.