Kurti zhgënjen dhe Ndokën Demokristiani paralajmëron kreun e LVV: Mos u kthe në padron pushteti dhe mos u bëj si Rama

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar ashpër

ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar se po largohet nga parimet për të cilat është mbështetur nga qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Ndoka u shpreh se Kurti është parë për vite me radhë si simbol i qëndresës politike, por sipas tij, sjellja e fundit e kryeministrit kosovar po i ngjan gjithnjë e më shumë një “padroni pushteti”.

Ai theksoi se Kushtetuta kërkon bashkëpunim dhe konsensus me opozitën, jo ushtrim të pushtetit pa kufij. Sipas Ndokës, mbështetja e qytetarëve për Kurtin ka ardhur për shkak të parimeve dhe jo për “kalkulime folklorike politike”.

Në reagimin e tij, politikani shqiptar i bëri thirrje Kurtit të mos zhgënjejë mbështetësit dhe të mos ndjekë të njëjtën rrugë politike si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Postimi i Nard Ndokës:

Albin Kurti,Të morëm si standard qendrese. Sot po sillesh si padron pushteti.

Kushtetuta kërkon konsensus me opozitën, jo pushtet pa kufi.
Populli të mbështet për parime, jo për kalkulime folklorike politike.

Mos na zhgënje. Mos u bëj njësoj si Rama.

Nard Ndoka