Osmani u konsultua opozitën për zgjedhjet e reja – partitë japin “dritën jeshile” për çdo datë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim konsultativ me drejtuesit e partive opozitare për të diskutuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në këtë takim nuk mori pjesë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Biseda mes presidentes dhe përfaqësuesve të opozitës zgjati vetëm pak minuta dhe u përqendrua te hapat që do të ndiqen pas shpërndarjes së Kuvendit.

Pas takimit, drejtuesit e opozitës e konsideruan të drejtë vendimin e Osmanit për shpërndarjen e parlamentit dhe deklaruan se janë të gatshëm të pranojnë çdo datë që ajo do të përcaktojë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Megjithatë, pavarësisht mbështetjes për dekretin e presidentes, partitë opozitare nuk ndërmorën hapa për t’u bashkuar në sigurimin e 30 nënshkrimeve të nevojshme për kandidimin për postin e presidentit të ri të vendit.