Ambasada gjermane reagon për protestën: E drejta për demonstrim nuk justifikon dhunën

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar nga opozita në kryeqytet, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk mund të shoqërohet me akte dhune.

Në deklaratën e saj, ambasada shprehu dakordësi me qëndrimin e Delegation of the European Union to Albania, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të parimeve demokratike.

Sipas reagimit, e drejta për tubim dhe demonstrim është themelore në një shoqëri demokratike, por nuk justifikon dhunën. Ambasada thekson se udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësi për të garantuar bashkëjetesë paqësore dhe respekt ndaj institucioneve.

Reagimi i Ambasadës gjermane:

Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.