Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, raportohet se ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit, sipas agjencive iraniane të lajmeve.
Sipas raportimeve, Ahmadinejad u godit në banesën e tij në zonën Narmak, në verilindje të Tehran, në fazat e para të operacionit amerikano-izraelit. Në sulm mësohet se kanë humbur jetën edhe disa prej truprojave të tij.
Ahmadinejad shërbeu si president i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2013 dhe njihej për qëndrimet e tij të ashpra kundër Izraelit dhe politikave perëndimore.
Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite lidhur me raportimet për sulmin.









