DEKLARATA/ “Po bëjmë detyrën për gjithë botën” – Trump: Kam rënë dakord të flas me udhëheqësit e rinj të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e rinj të Iranit, duke theksuar se ata kanë shfaqur gatishmëri për negociata.

Gjatë ditës së dytë të përshkallëzimit të konfliktit, Trump tha se operacioni amerikan në Iran po ecën “përpara afatit kohor” dhe se zhvillimet janë “shumë pozitive”. Në një intervistë për CNBC, ai e cilësoi regjimin iranian si “një nga më brutalët në histori”, duke shtuar se veprimet e SHBA-së po kryhen “jo vetëm për ne, por për gjithë botën”.

Në një tjetër intervistë për Fox News, Trump deklaroi se operacioni ka pasur sukses të konsiderueshëm, duke pretenduar se dhjetëra liderë iranianë janë vrarë në një sulm të vetëm.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse paralajmërimet dhe operacionet ushtarake do të pasohen nga një fazë negociatash diplomatike.