Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar dhe fundosur nëntë anije iraniane, të cilat i cilësoi si të mëdha dhe me rëndësi strategjike për Iranin.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump bëri të ditur se operacioni ushtarak është ende në zhvillim dhe se forcat amerikane po ndjekin edhe mjete të tjera detare iraniane.
“Sapo më njoftuan se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije detare iraniane, disa relativisht të mëdha dhe të rëndësishme. Po i ndjekim të tjerat — ato së shpejti do të jenë në fund të detit. Në një sulm tjetër, ne shkatërruam kryesisht selinë e tyre detare,” shkroi Trump.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me pretendimet e presidentit amerikan. Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë të mbeten në nivele të larta.










