PUBLIKIMI/ Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e presidentit Trump: “Epoka e artë e Amerikës ka filluar tani”

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump, mbajtur gjatë adresimit të tij para Kongresit.

Në postimin e saj, ambasada citon kreun e Shtëpisë së Bardhë me deklaratën: “Epoka e artë e Amerikës ka filluar tani”.

Në vijim të mesazhit, Trump theksoi se revolucioni amerikan mbetet i gjallë në frymën e qytetarëve të vendit. “Revolucioni që filloi në vitin 1776 nuk ka përfunduar – ai vazhdon ende, sepse flaka e lirisë dhe pavarësisë vazhdon të digjet në zemrat e çdo patrioti amerikan”, u shpreh presidenti gjatë fjalimit drejtuar kombit.

Publikimi i këtij mesazhi nga Ambasada e SHBA në Tiranë vjen në kuadër të jehonës që ka marrë fjalimi i Trump, i cili u fokusua në vizionin e tij për të ardhmen e vendit dhe në theksimin e vlerave historike mbi të cilat është ndërtuar Amerika.