E PAZAKONTE/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nxjerr njoftim sigurie – Ja lokalet që duhet të shmangen nga shtetasit amerikanë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim të pazakontë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa ambiente në kryeqytet, për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve të raportuara për sigurinë.

Sipas njoftimit zyrtar, si masë paraprake, personelit të ambasadës i është ndaluar frekuentimi i disa lokaleve në Tiranë. Autoritetet vendase nuk kanë dhënë ende një reagim lidhur me këtë paralajmërim.

Lokalet e përmendura në njoftim:

  • Juvenilja
  • Kështjella Juvenilja
  • Pastiçeri Venezia
  • Klubi i Magjisë

Mesazhi për qytetarët amerikanë

Subjekti: Alarm sigurie

Vendndodhja: Tirana

Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026

Në njoftim thuhet se, për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, këto restorante janë shpallur jashtë limiteve për personelin e ambasadës.

Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që:

  • Të shmangin këto ambiente
  • Të monitorojnë mediat lokale për përditësime
  • Të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje
  • Të mbajnë profil të ulët

Ky paralajmërim ka ngjallur interes dhe pikëpyetje mbi arsyet konkrete të masës, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet shqiptare lidhur me situatën e sigurisë.