Tensione në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ku debati mes deputetit të opozitës Xhelal Mziu dhe kryetarit të komisionit Arbjan Mazniku u ashpërsua.
Mazniku hodhi idenë e realizimit të një sondazhi publik për reformën, duke theksuar se duhen rreth 3-4 muaj për të nxjerrë rezultatet. Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga Mziu, i cili e cilësoi si një veprim të gabuar nga mazhoranca.
Sipas tij, kërkesa për disa muaj kohë bie ndesh me afatin e vendosur më parë, 30 qershorin, për miratimin e reformës territoriale. Deputeti i opozitës akuzoi shumicën se po krijon vetë pengesa në proces, duke e quajtur situatën një “autogol” politik.
Debati:
Mazniku: Përgatitja praktike e sondazhit do të na marrë ca kohë. Në 12 qarqe siç thoni ju do të paktën 3-4 muaj që nga dalja e mbledhjes së të dhënave në terren te përpunimi. Ky është një proces që pa tre muaj ne nuk dalim dot në krye se është proces teknik. Për këtë arsye, bashkërendimi i proceseve është gjëja më e mirë.
Mziu: Thuhet që kanë vendosur pikë fundore korrikun për të bërë reformën. Ju thoni që keni vendosur korrikun dhe thoni që të ecim sa të bëjmë. Pra ju e keni paracaktuar.
Mazniku: Do ma shpjegosh pse është për procedurë se nuk e kuptova.
Mziu: Varet si e quan ti procedurën.
Mazniku: Vetëm procedurë nuk është kjo. Nuk ka asnjë rregull parlamentarizmi ë ta quaj këtë procedurë. Nëse kërkon fjalën për procedurë flasim për procedurë.
Mziu: Fiks për procedurën po flas unë. Z. Bozdo sa kërkoi me të drejtë që të bëhet një sondazh dhe ju thatë që sondazhi do minimalisht 3-4 muaj. Dhe kush do më shumë kohë, një sondazh apo një reformë, një reformë që ka dështuar në këto 10 vite dhe që doni të bëni një reformë që të dështojë pas një muaj. Pra kjo është procedura që ju duhet të kuptoni, se bëni autogol. Njëherë thoni që sondazhi do 3 muaj për t’u bërë, pastaj thoni ë duhet ta mbyllim reformën deri më 30 qershor, që i thonë 4 muaj. Ose e keni paracaktuar reformën, ose nuk keni sensin për të krijuar një reformë që është koherente dhe një herë me shtetet e BE-së dhe me problematikat që ka krijuar sot në Shqipëri.
Mazniku: Thelbi është që adresoi një dokument pune që e kemi propozuar ne…
Boçi: Jo për çdo folës nga një kundërpërgjigje…
Mazniku: Nuk ka problem.









