Skiatori shqiptar Denni Xhepa ka përfunduar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, pasi nuk arriti të përfundojë zbritjen e parë në garën e slalomit dhe mbeti jashtë kualifikimit për fazat e mëtejshme.
Kështu, aventura e tij olimpike u mbyll me vendin e 34-të në dy disiplinat e tjera të skive alpine, “Super-G” dhe “Slalom Gjigand”.
Ndërkohë delegacioni shqiptar do të përfundojë garat më 18 shkurt, kur në pistë për slalomin e femrave do të zbresin Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Për dy të parat kjo është gara e dytë në këtë disiplinë, ndërsa për Brungën do të jetë paraqitja e vetme në këto Lojëra.









