Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që ka arritur të sjellë në tryezë bisedimesh Rusinë dhe Ukrainën, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
Ai theksoi se as Kombet e Bashkuara dhe as vendet europiane nuk kanë mundur ta realizojnë një gjë të tillë, duke nënvizuar rolin qendror të diplomacisë amerikane në negociata.
Rubio shtoi se SHBA nuk synon t’i imponojë askujt një marrëveshje, por vetëm të ndihmojë palët të gjejnë një zgjidhje, pasi konflikti është shkatërrues për të dy vendet.
Sipas tij, edhe Donald Trump ka investuar kohë dhe kapital politik për arritjen e paqes, megjithatë bisedimet mbeten të bllokuara, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi territoret dhe qëndrimit maksimalist të Moskës.









