Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar zyrtarisht te Presidentja e Kosovës propozimin për Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Deputetja Arbërie Nagavci theksoi se vendimi bazohet në vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Bazuar në vullnetin qytetar dhe në përputhje me Kushtetutën, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re. Faleminderit qytetarëve për besimin!” deklaroi Nagavci.
Ky hap shënon fillimin e procesit të formimit të Qeverisë së re, me fokus të plotë te mandatari i propozuar.










