Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një takim maratonë prej tre orësh në Shtëpinë e Bardhë, me fokus kryesor Iranin dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Pas takimit, Trump bëri të ditur se ka këmbëngulur për vazhdimin e negociatave me Teheranin, duke e cilësuar marrëveshjen si opsionin e preferuar, por paralajmëroi se dështimi i bisedimeve do të ketë pasoja.
“Nuk u arrit asgjë përfundimtare, por insistova që negociatat me Iranin të vazhdojnë. Nëse është e mundur një marrëveshje, kjo është rruga më e mirë. Nëse jo, do të shohim rezultatin,” deklaroi ai.
Trump kujtoi edhe përplasjen e mëparshme me Iranin, duke thënë se refuzimi i marrëveshjes i solli Teheranit goditjen e quajtur prej tij “Çekiri i Mesnatës”, që sipas tij “nuk funksionoi për ta”.
Dy liderët diskutuan gjithashtu situatën në Gaza dhe rajon, ndërsa Trump theksoi se marrëdhëniet SHBA–Izrael mbeten “të shkëlqyera”.










