HAP HISTORIK/ Gjermania dhe Italia “shkundin” BE – 20 shtete nënshkruajnë planin urgjent për të shpëtuar Europën!

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, kanë marrë iniciativën për një plan veprimi urgjent që synon të thjeshtësojë burokracinë, të forcojë tregun e brendshëm dhe të vendosë reforma të menjëhershme në Europë.

Letra e përbashkët, e mbështetur deri tani nga 20 shtete, përfshirë Francën e Macron, përfshin:

  • Çështje strategjike si inteligjenca artificiale dhe mbrojtja.
  • Finalizimin e kuadrit ligjor të “28-tës” për sipërmarrjet dhe start-up-et.
  • Bashkëpunim fleksibël për vendet që janë gati, pa pritur votën unanime.

Ish-kryeministri Mario Draghi paralajmëron: “Europa është në minutën e 90-të”, dhe veprimi i shpejtë është i vetmi opsion për të ruajtur ndikimin global të Bashkimit Europian.

Ky plan, i udhëhequr nga Roma dhe Berlini, konsiderohet si një hapat historik drejt një Bashkimi Europian më të shpejtë dhe më efektiv, në përballje me rritjen e rivalëve globalë si Kina dhe SHBA.