Zyrtarët e Tropojës në bankën e të akuzuarve! – GJKKO çon për gjykim kryebashkiakun dhe nënkryetarin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes ndaj kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zëvendëskryetarit Abedin Kërnaja, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre.

Vendimi u mor në seancë paraprake me dyer të mbyllura, ku gjykata pranoi aktet e paraqitura nga SPAK, duke i hapur rrugë procesit në themel ndaj dy funksionarëve vendorë.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj tyre në lidhje me ushtrimin e detyrës, ndërsa tashmë çështja hyn në fazën e gjykimit, ku do të shqyrtohen provat dhe përgjegjësitë penale të zyrtarëve të bashkisë Tropojë.

Procesi pritet të hedhë dritë mbi veprimet që SPAK i konsideron në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve publike.