LAJM BOMBE/ Jonida Shehu lë televizionin për Ramën — emërohet këshilltare e mediave në Kryeministri

Lëvizje surprizë në prapaskenën politike dhe mediatike! Gazetarja e njohur Jonida Shehu i jep fund kapitullit të saj në ekran dhe kalon zyrtarisht në anën tjetër të barrikadës: drejt e në Kryeministri.

Pas viteve në studio televizive si gazetare dhe moderatore, Shehu tashmë do të jetë këshilltare për mediat pranë Kryeministrit, një rol kyç në menaxhimin e komunikimit publik të qeverisë dhe marrëdhënieve me median.

Emërimi i saj u bë publik këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit. Ishte kreu i grupit, Taulant Balla, ai që prezantoi zyrtarisht afrimin e saj në strukturat e qeverisë.

Kalimi nga gazetaria në zyrat e pushtetit shihet si një lëvizje e fortë dhe e papritur, që pritet të ndezë debat për kufirin mes medias dhe politikës, ndërsa Shehu merr një pozicion strategjik në qendër të komunikimit qeveritar.