AKSIDENT TRAGJIK/ Kamioni në Gramsh bie në humnerë – humbin jetën mësuesja dhe shoferi – infermierja në gjendje kritike

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Kabash–Porocan, në territorin e bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhan, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Në mjet udhëtonin tre persona që shërbenin në zonat rurale: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i automjetit. Si pasojë e daljes nga rruga dhe rënies në terren të thepisur, mësuesja dhe shoferi kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Infermierja është nxjerrë e gjallë nga mjeti i shkatërruar, por ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat realizuan operacionin e nxjerrjes së të plagosurës dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.