NJOFTIM/ Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin: Ja pse mund të refuzohet aplikimi për vizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi publik lidhur me procedurat e udhëtimit drejt SHBA-së.

Në mesazhin e shpërndarë, theksohet se vendimi për dhënien e vizës mbetet në diskrecionin e oficerit konsullor, i cili mund të refuzojë aplikimin nëse ka dyshime se aplikanti nuk do të respektojë kushtet e përcaktuara.

Ambasada rikujton gjithashtu se përdorimi i vizës duhet të bëhet në përputhje me rregullat përkatëse, duke nënvizuar se përgjegjësia për respektimin e tyre u takon vetë udhëtarëve.