Në të njëjtën ditë kur Sali Berisha zhvilloi një tryezë për bashkimin e faktorëve opozitarë kundër asaj që e cilësoi “regjimi Rama”, ka ardhur një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike, këtë herë ndaj ish-deputetit Ervin Salianji.
Salianji njoftoi se nesër do të vijojë takimet me demokratët në qytetin e Korçës, por menjëherë pas këtij njoftimi, drejtuesit e PD-së kanë shpërndarë një mesazh në grupet e strukturave të degës lokale, duke u bërë thirrje anëtarëve që të mos marrin pjesë në aktivitet.
Sipas mesazhit të shpërndarë, arsyet mbeten të njëjta si në rastet e mëparshme në Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër. Udhëheqja e PD-së pretendon se Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga partia për shkak të bashkëpunimit me krimin e organizuar dhe se takimi i paralajmëruar në Korçë është në funksion të axhendës politike të kryeministrit Edi Rama.
Mesazhi:










