PREMIERE LEAGUE/ Me fund dramatik Aston Villa mposht Arsenalin – fitorja e pestë radhazi dhe vendi i dytë

Aston Villa triumfoi 2-1 ndaj Arsenalit, në supersfidën e javës së 15-të në Premier League, pas një fundi spektakolar dhe dramatik.

Skuadra e Unai Emery kaloi në avantazh në minutën e 36-të me Cash. Në fraksionin e dytë, Arsenali barazoi me Trossard në minutën e 52-të.

Në minutën e 95-të, Buendia shënoi golin e fitores për vendasit. Ky është suksesi i pestë radhazi për Aston Villan, që ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë.

Arsenali mbetet në krye të renditjes, me 33 pikë të grumbulluara.