RIKTHIMI/ Një tjetër mundësi e artë për Brojën – e nisi si titullar riaktivizimin në Premier League

Armando Brojës i ka ardhur mundësia e artë në Premier League, për të treguar vlerat e tij. Për herë të parë këtë sezon, sulmuesi i Kombëtares e nis një ndeshje të kampionatit si titullar.

Trajneri Parker, i ka besuar shqiptarit nga minuta e parë, në duelin ndaj Newcastle në transfertë.

Burnley po kalon probleme të shumta në fazën sulmuese gjatë kësaj periudhe dhe kjo e ka detyruar trajnerin ta shohë Brojën si zgjedhje të parë në sulm.

Kujtojmë se Broja u transferua te Burnley në fundin e merkatos së verës, duke u larguar nga Chelsea, pjesë e të cilëve ishte nga akademia.