Aston Villa triumfoi 2-1 ndaj Arsenalit, në supersfidën e javës së 15-të në Premier League, pas një fundi spektakolar dhe dramatik.
Skuadra e Unai Emery kaloi në avantazh në minutën e 36-të me Cash. Në fraksionin e dytë, Arsenali barazoi me Trossard në minutën e 52-të.
Në minutën e 95-të, Buendia shënoi golin e fitores për vendasit. Ky është suksesi i pestë radhazi për Aston Villan, që ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë.
Arsenali mbetet në krye të renditjes, me 33 pikë të grumbulluara.









