Bajern Mynih është “macja e zezë” e Arsenalit në historinë e Ligës së Kampioneve dhe sot më në fund londinezët janë hakmarrë ndaj bavarezëve.
Në duelin mes dy skuadrave që vinin me ecurinë perfekte në Ligën e Kampioneve pas katër ndeshjeve, ka qenë ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta që në fund e ka mbyllur me fitore.
Arsenali kaloi në avantazh me Timber, por u arrit nga talenti Karl para fundit të pjesës së parë. Megjithatë, në pjesën dytë ishin “topçinjtë” ata të cilët rrezikuan dhe gjetën fillimisht avantazhin me Madueke, e më pas golin e sigurisë me Martinelin, duke siguruar një fitore 3-1 që vazhdon ecurinë e tyre perfekte në turne.
ARSENAL-BAJERN MYNIH 3-1
22′ Timber, 69′ Madueke, 77′ Martineli / 32′ Karl
Goli i Martineli (VIDEO)
Goli i Madueke (VIDEO)
Goli i Karl (VIDEO)
Goli i Timber (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE










