CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern “humbet ekuilibrin” – pëson disfatën e parë këtë sezon duke u mposhtur me rezultat të thellë 3-1 në transfertë; Arsenal ngjitet në krye të tabelës me pikë të plota

Bajern Mynih është “macja e zezë” e Arsenalit në historinë e Ligës së Kampioneve dhe sot më në fund londinezët janë hakmarrë ndaj bavarezëve.

Në duelin mes dy skuadrave që vinin me ecurinë perfekte në Ligën e Kampioneve pas katër ndeshjeve, ka qenë ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta që në fund e ka mbyllur me fitore.

Arsenali kaloi në avantazh me Timber, por u arrit nga talenti Karl para fundit të pjesës së parë. Megjithatë, në pjesën dytë ishin “topçinjtë” ata të cilët rrezikuan dhe gjetën fillimisht avantazhin me Madueke, e më pas golin e sigurisë me Martinelin, duke siguruar një fitore 3-1 që vazhdon ecurinë e tyre perfekte në turne.

ARSENAL-BAJERN MYNIH  3-1
22′  Timber, 69′ Madueke, 77′ Martineli / 32′ Karl

Goli i Martineli (VIDEO)

Goli i Madueke (VIDEO)

Goli i Karl (VIDEO)

Goli i Timber (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

fgdgfddfgdfgdfgdfgdgff