GAFA/ Autoritetet britanike lirojnë aksidentalisht tjetër për tjetër të burgosur

Policia britanike ka konfirmuar se një tjetër i burgosur i huaj ishte liruar aksidentalisht nga burgu. Rreth dy javë më parë, një azilkërkues etiopian, Hadous Kebatu, i cili u dënua në shtator për sulm seksual u lirua aksidentalisht.

Sekretari i Drejtësisë David Lamy njoftoi se lidhur me ngjarjen do të niste një hetim, pasi shifrat tregojnë se gabime të tilla janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave janë kryer 262 lirime nga burgu midis marsit 2024 dhe marsit të këtij viti, krahasuar me vetëm 115 një vit më parë.

Policia e Londrës konfirmoi këtë të mërkurë se u informua të hënën se një algjerian 24-vjeçar u lirua gabimisht nga burgu Wandsworth në jug të Londrës më 29 tetor. Policia nuk specifikoi nëse algjeriani, i cili është ende në kërkim, kishte aplikuar për azil në Britani.

Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer e quajti gabimin “krejtësisht të papranueshëm”.

“Sistemi duhet të forcohet dhe të vendosen kontrolle të përshtatshme për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri”, tha ai.