OPERACIONI I KERKIMIT/ Gjenden trupat e dy alpinistëve të zhdukur nga orteku në Nepal 

Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë gjetur trupat e dy alpinistëve të vrarë nga një ortek në një majë të Himalajeve.

Autoritetet shtuan se kërkimet për pesë alpinistët e të tjerë vazhdojnë.

Trupat e një alpinisti italian dhe një alpinisti francez u nxorën nga dëbora e thellë në kampin bazë të malit Yalung Ri në një lartësi prej 5,630 metrash në verilindje të Katmandusë.

Të dy trupat janë dërguar në Spitalin Universitar të Katmandusë për një autopsi.

Tre alpinistë të tjerë të huaj dhe dy nepalezë dyshohet se kanë vdekur pas ortekut që i goditi të hënën.

Tetë persona të tjerë të plagosur u shpëtuan të martën dhe janë dërguar në spitalet në Katmandu.

Një alpinist australian dhe dy alpinistë italianë vdiqën në maja të tjera në Nepalin perëndimor pas shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të dendura të borës javën e kaluar.

Shumë shtigje për ecje në Nepal janë goditur nga reshjet e shiut ose bora e madhe si pasojë e ciklonit Montha, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime për ecësit dhe alpinistët.