POLITIKA MONETARE/ Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit, norma bazë e interesit për lekun u ul në fillim të korrikut nga 2.75 në 2.5 për qind.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%, si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit