VENDIM-MARRJA/ Gjykata Kushtetuese riktheu Veliajn në detyrë – Trupa gjykuese votoi 5 me 3 – ja kush ishte pro dhe kush kundër (EMRAT)

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot qeverinë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë dhe dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë. Vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Gjithashtu janë zbardhur edhe emrat sesi kanë votuar anëtarët e trupës gjykuese të Kushtetueses, për kthimin në detyrë të Erion Veliaj. Po ashtu kryetarja e GJK Holta Zaçaj ka votuar kundër kthimit të Veliajt në detyrë.

Mësohet se pro kanë votuar: Sander Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini. Ndërsa kundër kanë votuar, Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.