APROVIMI/ Qeveria ka gati për projektbuxhetin për vitin 2026 – pritet diskutimi dhe miratimi i tij në parlament

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026 në një mbledhje të mbajtur pasditen e sotme. Tashmë projektbuxheti do të dorëzohet në Kuvend nga ku do të nisë diskutimi parlamentar.

Të mërkurën, në Konferencën e Kryetareve do të diskutohet për kalendarin e projektbuxhetit në komisionet parlamentare.

Më datë 19 nëntor do të diskutohet në parim në seancë plenare, ndërsa më 11 dhjetor do të diskutohen nenet në seancë plenare.