Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me Mary Goodman, këshilltare rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale.
Sipas njoftimit të BSH-së, në këtë takim u diskutuan nevojat për asistencë teknike në kuadër të reformave të rëndësishme institucionale dhe harmonizimit me kërkesat e Bashkimit Evropian.
Në njoftim thuhet se në fokus ishin edhe përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për hartimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë në përputhje me acquis-në e BE-së në fushën e bankës qendrore.
- “Shqiptarët ngritën zërën jo për politikë, por për kujtesë”, Belinda Balluku në mbështetje të protestës për UÇK: Jo më drejtësi të padrejtë!
“Procesi i integrimit evropian ofron një udhërrëfyes të pazëvendësueshëm për agjendën e reformave strukturore, ndërsa perspektiva e integrimit në Bashkimin Evropian ofron një mundësi historike për nxitjen e investimeve të huaja direkte”, cilësohet në njoftim.
Takimi u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të FMN-së dhe BB-së në Uashington, DC, ku Banka e Shqipërisë përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga guvernatori Gent Sejko.









